BRAÇE HEQ DORE NGA BASHKIA E TIRANES

BRAÇE HEQ DORE NGA BASHKIA E TIRANES

Përveç kundërshtimit të përjashtimit të Elisa Spiropalit nga Asambleja e Partisë Socialiste, Erion Braçe bëri edhe hapa prapa nga dëshira e tij për të qenë kandidat për Bashkinë Tiranë. Siç mëson Lapsi.al mes 3 pikave për të cilat Braçe foli në asamble, ishte dhe njoftimi se ai nuk do më të kandidojë për Tiranën. Nuk dihet çfarë e ka shtyrë të marrë këtë kthesë ndërsa vetëm pak muaj më parë përbetohej nëpër studio televizive  se do t’i shkonte deri në fund betejës për të qenë ai i përzgjedhuri i socialistëve në zgjedhjet e 9 majit. “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund, si gjithmonë, për ta fituar këtë punë, sepse punë është! Unë nuk besoj se socialistët duan një njoftim, por duan...