Skandal në Bruksel! Kënga nacionaliste serbe dëgjohet në aktivitetin e Komisionit Evropian, kryenegociatori Bajrami: Presim sqarime!
Një këngë serbe me përmbajtje nacionaliste dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës është interpretuar në Bruksel gjatë koncertit që shënoi hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke shkaktuar reagimin e përfaqësuesve të Kosovës. Bëhet fjalë për këngën “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila u këndua nga grupi muzikor slloven “Kapobanda” gjatë mbrëmjes hapëse të aktivitetit të organizuar nga Komisioni Evropian më 15 dhe 16 nëntor. Në koncert ishte parashikuar edhe pjesëmarrja e Orkestrës së të Rinjve të Ballkanit Perëndimor. Përfshirja e kësaj kënge në repertorin e një aktiviteti zyrtar të institucioneve evropiane është kundërshtuar nga kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Agron Bajrami. Ai e cilësoi interpretimin të papranueshëm, duke argumentuar se kënga nuk përfaqëson një shkëmbim të zakonshëm kulturor, por përcjell mesazhe politike...
Burimi:
javanews.al