Dështimi i Ramës me hekurudhën, Rrumbullaku: Tirana ende pa stacion treni, projekti pa plan të qartë
I ftuar në një intervistë në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Oltion Rrumbullaku, ekspert ekonomie, ka folur për mungesën e planifikimit të projektit hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si qeveria e Edi Ramës po menaxhon një investim të rëndësishëm publik. Rrumbullaku u shpreh se, pavarësisht viteve të diskutimeve, ende nuk ka një përcaktim të qartë për vendndodhjen e stacionit kryesor të trenit në Tiranë, ndërsa qytetarët pritet të përdorin përkohësisht terminalin në Kthesën e Kamzës, larg qendrës së kryeqytetit. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për shkurtimin e segmentit drejt Rinasit, duke theksuar se ndryshimet në projekt dhe mungesa e një koordinimi mes infrastrukturës hekurudhore dhe stacioneve tregojnë mungesën e një vizioni të qartë për investimin. Eksperti tha se është e papranueshme që...
Burimi:
syri.net