Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Hoxha me drejtuesit e Zjarrfikëses: Zjarrvënia e qëllimshme akt kriminal, të zbulohen e ndëshkohen autorët
👁9144
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi të ndërmerren masa për parandalimin, ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase në raste zjarresh, por edhe për identifikimin dhe ndëshkimin e çdo autori të zjarrvënieve të qëllimshme. Gjatë takimit me 61 drejtues të Shërbimit Zjarrfikës në vend, ministri Hoxha u shpreh se “të dhënat e viteve të fundit na dëshmojnë se në shumë raste, zjarret shkaktohen drejtpërdrejt nga veprimtaria e pakujdesshme ose qëllimisht e dëmshme e vetë njerëzve”. Këto mesazhe u dhanë gjatë një takimi të mbajtur pranë ambienteve të Stacionit Zjarrfikës në Kinostudio, Tiranë, ku morën pjesë Prefekti i Tiranës, drejtues të Agjencisë Kombëtare...