Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

Plot 390 studentë kanë nisur studimet Bachelor në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi” në Akademinë e Sigurisë, me rastin e çeljes së vitit të ri akademik. I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, i cili theksoi rëndësinë e formimit profesional të brezit të ri të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke nënvizuar se cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve nis që nga bankat e Akademisë së Sigurisë. “Policia që duam të kemi nesër fillon nga Akademia që ndërtojmë sot”, u shpreh Demo gjatë fjalës së tij. Ministri bëri të ditur se në takimin me stafin akademik ka kërkuar hartimin e një qasjeje të plotë për zhvillimin e institucionit, duke vendosur në fokus një vizion afatgjatë dhe objektiva konkrete për modernizimin...