Miliona libra skanohen dhe shkatërrohen për trajnimin e inteligjencës artificiale
Miliona libra fizikë po digjitalizohen dhe më pas po shkatërrohen për të trajnuar modelet e inteligjencës artificiale, një praktikë që po ngre shqetësime për zhdukjen e librave të rrallë dhe botimeve që nuk gjenden më në treg. Çështja është trajtuar në një investigim të televizionit francez “F24”. Procesi konsiston në skanimin e librave për të kthyer përmbajtjen e tyre në format digjital, duke krijuar sasi të mëdha të dhënash që mund të përdoren për trajnimin e sistemeve të inteligjencës artificiale. Në disa raste, pas përfundimit të këtij procesi, kopjet fizike shkatërrohen, pasi nuk konsiderohen më të nevojshme për qëllimin e synuar. Kjo praktikë ka ngritur shqetësime për fatin e librave të përdorur dhe botimeve të rralla, veçanërisht atyre që nuk shtypen më. Shkatërrimi i kopjeve...
Burimi:
kultplus.com