Mijëra denoncime dhe dhjetëra viktima, dhuna në familje vazhdon të tronditë Maqedoninë e Veriut
Buletinet e policisë çdo ditë janë të mbushura me raste të dhunës në familje. Në 5 muajt e parë të këtij viti është rritur numri i denoncimeve. ‘Shtatë persona arrestohen për dhunë në familje brenda 24 orëve’ ‘U përpoq t’i vinte flakën shtëpisë – kërcënoi gruan dhe vajzën.’ ‘1.70 promilë alkool në gjak – sulmoi gruan.’ ‘E përplasi derën me veturë, theu dritaren dhe sulmoi bashkëshorten.’ Këto tituj janë vetëm disa nga mijëra raste të denoncuara për dhunë në familje. Në shumë prej tyre, si një nga faktorët që i paraprin dhunës përmendet edhe konsumimi i alkoolit. Por pas çdo titulli dhe çdo statistike qëndron një familje, një grua, një fëmijë dhe shpesh një viktimë që prej kohësh jeton nën frikën e dhunës. Sipas Ministrisë...
Burimi:
syri.net