Mickoski në mbrëmjen gala të Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë në paqe, jemi një familje e madhe (VIDEO)

Mickoski në mbrëmjen gala të Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë në paqe, jemi një familje e madhe (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, vlerësoi bashkëjetesën mes shqiptarëve, maqedonasve dhe komuniteteve të tjera gjatë fjalimit në mbrëmjen gala të Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork. Ai tha se ndihej i mirëpritur mes komunitetit shqiptar dhe shprehu bindjen se bashkëjetesa paqësore në vendin e tij do të vazhdojë. “Vij nga një vend me shumë etni dhe besime, ku maqedonasit, shqiptarët dhe të tjerët, të krishterët dhe myslimanët, jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe, unitet dhe kohezion. Jam krenar për këtë”, u shpreh Mickoski. Sipas tij, qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare, kontribuojnë për vendin me të njëjtin përkushtim që tregojnë për familjet e tyre. “Ne jemi një familje e madhe”, tha ai. Mickoski u ndal edhe te lidhjet infrastrukturore në rajon, duke theksuar...