Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, GJKKO shtyn seancën për javën e ardhshme
Këtë të premte, në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua një seancë me dyer të mbyllura për ish-presidentin Ilir Meta. Ai, përmes avokatëve të tij, kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë, duke argumentuar se SPAK nuk i ka komunikuar zyrtarisht përfundimin e hetimeve. Seanca u shty pasi u pranua kërkesa që çështja e masës së sigurisë të shqyrtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani. Seanca e radhës pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Meta nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokatët Kujtim Cakrani dhe Dylejman Karaj. Nga ana e SPAK, në seancë mori pjesë Alfred Shehu, në mungesë të prokurorëve të çështjes Altin Dumani,...