Mesazhi i Melonit për BE-në: Përçarja rrezikon sigurinë e Europës

Mesazhi i Melonit për BE-në: Përçarja rrezikon sigurinë e Europës

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Europian të unifikojë qëndrimin për luftën në Ukrainë, duke paralajmëruar se mungesa e koordinimit mes vendeve anëtare rrezikon të dobësojë zërin e Europës në një moment vendimtar për sigurinë e kontinentit. Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa, Meloni thekson se Europa duhet të flasë me një zë të vetëm për konfliktin, duke e cilësuar këtë si një nevojë urgjente përballë zhvillimeve të fundit. Sipas kryeministres italiane, mungesa e një qëndrimi të përbashkët krijon përshtypjen e një Europe të përçarë dhe pa koordinim. Ajo paralajmëron se një situatë e tillë mund të favorizojë palët që dëshirojnë vazhdimin e luftës. “ Të japim imazhin e një Europe që ecën përpara pa koordinim do të thotë...