Merz sfidon varësinë nga SHBA dhe Kina: Evropa ka fuqinë e saj

Merz sfidon varësinë nga SHBA dhe Kina: Evropa ka fuqinë e saj

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se Evropa nuk duhet ta konsiderojë veten të varur vetëm nga Shtetet e Bashkuara, Kina apo vende të tjera, duke theksuar se kontinenti ka kapacitete të konsiderueshme ekonomike dhe teknologjike për të forcuar pozicionin e tij në botë. Merz nënvizoi se tregu i përbashkët evropian, me rreth 450 milionë konsumatorë, përbën një nga tregjet më të mëdha në nivel global. Sipas tij, Evropa zotëron industri të zhvilluara, kapacitete në prodhimin e mikroçipeve dhe sektorin e softuerëve, të cilat kanë rëndësi për ekonominë botërore. Kreu i qeverisë gjermane theksoi gjithashtu se Evropa nuk duhet t’ua lërë vendeve të tjera kontrollin mbi zhvillimin dhe përcaktimin e teknologjive të së ardhmes. Në këtë drejtim, ai bëri thirrje për bashkëpunim me investitorët privatë në...