MERRNI THIKA ME VETE, DUHET VR*ARE NDONJE POLIC/ ZBULOHEN MESAZHET E FRIKSHME NE WHATSAPP

MERRNI THIKA ME VETE, DUHET VR*ARE NDONJE POLIC/ ZBULOHEN MESAZHET E FRIKSHME NE WHATSAPP

Publikimi i disa bisedave në WhatsApp, ku bëhen thirrje për vrasjen e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe përdorimin e thikave gjatë protestave, ka hapur një tjetër çështje për ngjarjet e dhunshme që kanë përfshirë Tiranën gjatë datave 13, 14 dhe 15 tetor. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar pamje të komunikimeve mes disa personave, të cilët diskutojnë për organizimin e protestës dhe më pas kalojnë në kërcënime të drejtpërdrejta ndaj policëve. Në njërin prej mesazheve, një përdorues me emrin “Aaaaw” shkruan: “Duhet me e vra nje polic o bro kan frik shume edhe Ato”. Një minutë më vonë, i njëjti përdorues u kërkon pjesëmarrësve: “Merrni thika me vete”. Një tjetër person shkruan: “Thika buke te shpia ska kamera”, ndërsa...