Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Meloni takon Trump: E ftoj në Itali për një takim me liderët evropianë
👁9257
Bota E Enjte, 17 Prill 2025 19:04 Pak para takimit në zyrën Ovale me presidentin Trump, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se është e bindur se do të ketë një marrëveshje mes SHBA-së dhe Evropës. Ajo shtoi se qëllimi i saj për këtë vizitë është të punojë drejt kësaj dhe të ftojë Trumpin në Itali, ku shpreson të organizojë një takim mes Trump dhe Evropës. ”Mendoj se mënyra më e mirë është që ne thjesht të flasim sinqerisht për nevojat që secili prej nesh ka dhe të gjejmë veten në mes”,-thotë ajo.