Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Përmes një artikulli të publikuar më 17 shtator nga mediumi rus “Sputnik” në gjuhën serbe, pretendohet se në Tiranë kanë ndodhur “trazira” për shkak të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Artikulli mban titullin “Trazira në Tiranë për shkak të aktgjykimit ndaj udhëheqësve të të ashtuquajturës UÇK: Shqipëria doli në krah të Prishtinës”. Në artikull pretendohet se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë miratuan një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Më tej, pretendohet se “pranë parlamentit” kanë ndodhur përleshje mes policisë dhe protestuesve, të cilët, sipas artikullit, ishin mbledhur në protestë “kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë” ndaj ish-krerëve të UÇK-së. I...
Burimi:
javanews.al