Me “kyç të hekurt”, Alkaraz feston në Tokio pas dëmtimit
Karlos Alkaraz u bë dje tenisti i tretë në histori që arrin të mbrojë titullin në Tokio, pas Stefan Edbergut (1989-91) dhe Pit Samprasit (1993-94). Spanjolli mposhti në finalen çekun Jiri Lehecka me rezultatin 7-6(4), 6-4, në një ndeshje që zgjati 1 orë e 36 minuta. Ky ishte titulli i dhjetë i Alcarazit në turnetë e kategorisë ATP 500 që prej krijimit të kësaj kategorie në vitin 2009. Ai bëhet tenisti i katërt që arrin këtë shifër, duke iu bashkuar një klubi ku bëjnë pjesë Novak Xhokoviç, Rafael Nadal dhe Roxher Federer. Festimi i tij pas ndeshjes, duke përqafuar të gjithë anëtarët e skuadrës në stol, tregoi qartë rëndësinë e këtij suksesi. Titulli i fundit i Alkarazit datonte më 21 shkurt, në Doha. Alkaraz realizoi...
Burimi:
gijotina.com