U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në rezidencën e fshatit të Princit William dhe Princeshës Kate në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk. Sipas raportimeve të mediave britanike, njëri prej dy të arrestuarve dyshohet se ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarja shkaktoi një alarm të madh sigurie në mbrëmjen e së hënës, pasi dy burrat depërtuan në pronën ku qëndron çifti mbretëror. Sipas gazetës “The Sun”, dyshohet se personat nuk e dinin se banesa i përkiste Princit William dhe Princeshës Kate dhe se mund të kenë vepruar si hajdutë. Megjithatë, autoritetet po kryejnë verifikime për të përcaktuar nëse pas hyrjes në pronë fshihet ndonjë motiv tjetër. Raportohet se dy personat, të maskuar, kanë...
Burimi:
gijotina.com