Haaland: Kur nuk fiton gjithçka vihet në dyshim, kemi shumë cilësi por duhet ta nxjerrim atë nga çdo lojtar
Erling Haaland ka pranuar se forma e dobët e Manchester City-t po ndikon te lojtarët, duke thënë: “Kur nuk fiton, vë gjithçka në dyshim“. Skuadra e “citizens” u ndal në një barazim 2-2 në shtëpi nga Napoli në Champions League. Për më tepër, tashmë kanë kaluar 10 ndeshje pa e mbajtur portën të paprekur. Ekipi i Maresca, duket i cënueshëm përpara ndeshjes të së dielës kundër Arsenal. “Ndaj Napoli u përpoqëm të ushtronim presion, por nuk ia dolëm. Nuk është mjaftueshëm mirë. I lejuam të na rrezikonin shumë lehtë dhe nuk arritëm ta kontrollonim lojën apo të sulmonim ashtu siç dëshirojmë”, tha norvegjezi. Më tej, ai sqaroi: “Futbolli mund të jetë sa shumë i vështirë, aq edhe i lehtë. Kur fiton ndeshje, gjithçka është e...
Burimi:
telesport.al