Arteta: Bëmë një paraqitje të shkëlqyer, e pabesueshme që nuk shënuam më shumë gola
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi 1-1 që “topçinjtë” arritën dje ndaj Borussia Dortmund në Champions League. “Mendoj se ishte një paraqitje e shkëlqyer”, tha trajneri spanjoll. “Mënyra se si luajtëm, duke pasur parasysh kundërshtarin që kishim përballë, është diçka për të cilën duhet të jemi jashtëzakonisht të kënaqur. Ka shumë pak gjëra të tjera që mund t’i kërkosh skuadrës”, shtoi Arteta. Më tej, ai sqaroi se barazimi nuk është rezultati i duhur: “Natyrisht, mbetet ndjesia se duhet të ishim shpërblyer më shumë pas një paraqitjeje të tillë, duke marrë parasysh numrin e rasteve dhe situatave të krijuara”. “Ka një element fati, por ka edhe nevojë që ne t’i finalizojmë më mirë aksionet. Duhet të vazhdojmë me këmbëngulje, sepse besoj...
Burimi:
telesport.al