Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Më gjeni një politikan që ka kërkuar ndjesë”, Rama ‘sqaron’ gjuhën e tij gjatë fushatës
“Sy m’Sy” me qytetarët, kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj këtë të Enjte të gjitha pretendimeve se në këtë fushatë Partia Socialiste nuk po paraqet program. E nisi me ato që i quan “histori banale të këtyre ditëve”, duke theksuar se në komunikimin e tij ka sarkazëm apo metafora, por kurrsesi sulme denigruese. Tha po ashtu se edhe në rastet kur ka gabuar, ka kërkuar ndjesë siç rrallë e bën një politikan në Shqipëri. “Flitet për gjuhën time që paskam thënë e paskam bërë gjëra që askush nuk i bën! Po çfarë kam thënë unë faktikisht, unë akoma s’e kuptoj se ç’kam bërë veçse kam komunikuar hapur me publikun. Ka vetëm një gjë, për të cilën kam kërkuar ndjesë, por edhe aty kam qenë gabim...