Me Amorim, vetëm stoli për Pulisic. Presidenti kërkon rinovimin e “Captain America”
10 Shtator 2026 14:11 Alfred Lleshi Tri ndeshje në stol dhe zero minuta, pavarësisht se stërvitet me grupin që prej 21 gushtit. Christian Pulisic është kthyer në një mister te Milani i Ruben Amorim. Pas amerikanit qëndron një verë e vështirë, me një edemë kockore dhe mikrofrakturë në zonën mes tibias dhe fibulës së këmbës së djathtë, dëmtime që rrezikuan edhe Botërorin e tij. Rikthimi është menaxhuar me shumë kujdes, me ngarkesa të kontrolluara dhe riatletizim gradual, por duket se ka edhe arsye tekniko-taktike. Në pozicionin e Pulisic po shkëlqen Alphadjo Cisse, autor i dy golave në tri ndeshje, duke e bërë më pak të ndjeshme mungesën e amerikanit. Amorim nuk duket se e konsideron Pulisic një pikë fikse të projektit të tij, ndryshe nga pronari Gerry...
Burimi:
telesport.al