Mbyllja e fushatës, Meta nga qelia: 11 maji vulosja përfundimtare në kutitë e votimit të popullit të çliruar

Mbyllja e fushatës, Meta nga qelia: 11 maji vulosja përfundimtare në kutitë e votimit të popullit të çliruar

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga qelia ka reaguar pas mbylljes së fushatës koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Meta shkruan se sot Shqipëria shkroi historinë dhe se 11 maji “është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar. ”Shqipërisë madhështore i shkonte vetëm një miting madhështor fitoreje dhe kjo ndodhi. Sot Shqipëria shkruajti historinë. Çdo shqiptar e përjetoi që sot ndryshimin dhe fitoren. 11 maji është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar”.
Burimi: Kohajone.com