Mbi 4 miliardë euro në projektbuxhetin e Kosovës: Kush merr sa?

Mbi 4 miliardë euro në projektbuxhetin e Kosovës: Kush merr sa?

foto ilustruese KOSOVË- Mbi 1.4 miliard euro për subvencione dhe transfere, më shumë se një miliard për paga dhe po aq për investime kapitale. Këto janë ndarjet kryesore të projektbuxhetit të Kosovës për vitin 2027, i cili parashihet të arrijë në 4.27 miliardë euro. Projektbuxheti, i miratuar nga Qeveria e Kosovës më 2 nëntor dhe i siguruar nga Radio Evropa e Lirë, është rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar i vitit 2026, apo 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar. Ai tashmë i është dërguar Kuvendit për shqyrtim dhe miratim. Ku do të shkojë pjesa më e madhe e parave? Pjesa më e madhe e buxhetit, rreth 1.45 miliard euro, është planifikuar për subvencione dhe transfere – kategori...