Dimri troket në Shebenik, dëbora mbulon parkun kombëtar dhe zbardh Fushë Studën (VIDEO)

Dimri troket në Shebenik, dëbora mbulon parkun kombëtar dhe zbardh Fushë Studën (VIDEO)

FOTO NGA RENIA E DEBORES ELABSAN- Pamjet e para të dimrit kanë mbërritur në qarkun e Elbasanit ku reshjet e dëborës kanë zbardhur Parkun Kombëtar të Shebenikut, duke i dhënë zonës një tjetër pamje. Peizazhi malor është mbuluar nga shtresa e bardhë ndërsa temperaturat e ulëta kanë sjellë atmosferën tipike të stinës së ftohtë. Bukuritë natyrore të Shebenikut marrin kështu një tjetër dimension me dëborën që transformon pamjen e parkut. Edhe Fushë Studa po hyn në atmosferën e dimrit. Fshati turistik po bëhet gati për të mirëpritur vizitorët që dëshirojnë të largohen nga rutina dhe të shijojnë qetësinë ajrin malor dhe peizazhet e mbuluara nga dëbora. Reshjet e para shënojnë kështu nisjen e sezonit dimëror në këtë zonë të Elbasanit, e cila ofron një tjetër...