Vllaznia zhgënjen në “Loro Boriçi”, Laçi i fundit në renditje merr një pikë në Shkodër

Vllaznia zhgënjen në “Loro Boriçi”, Laçi i fundit në renditje merr një pikë në Shkodër

Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Laçit, në përballjen e vlefshme për javën e 13-të të Abissnet Superiore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi 0-0, me shkodranët që humbasin mundësinë për të marrë tri pikët përballë skuadrës së fundit në renditje. Në letër, ekipi i drejtuar nga Csaba Laszlo shihej si favorit për këtë takim, duke marrë parasysh diferencën në objektiva dhe pozicionin e Laçit në klasifikim. Megjithatë, fusha tregoi një histori tjetër. Vllaznia ishte dukshëm më kërkuese dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por mungesa e konkretizimit rezultoi vendimtare. Kuqeblutë goditën edhe shtyllën me Latifin në pjesën e parë, ndërsa patën mundësi të tjera për të zhbllokuar rezultatin. Edhe Laçi pati momentet e veta, duke rrezikuar...