Uljan Sharka drejton projektin europian të inteligjencës artificiale

Uljan Sharka drejton projektin europian të inteligjencës artificiale

Sipërmarrësi shqiptar Uljan Sharka drejton një prej projekteve më të rëndësishme europiane në fushën e inteligjencës artificiale, me synim zhvillimin e teknologjive që mund të konkurrojnë me kompanitë gjigante amerikane dhe kineze. Ai është themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë Domyn, e njohur më parë si iGenius, vlera e së cilës ka kaluar 2 miliardë euro, sipas të dhënave të publikuara së fundmi. Sharka ka lindur në Shqipëri në vitin 1992 dhe emigroi në Itali në moshën 16-vjeçare, ku nisi edhe rrugëtimin e tij profesional. Përvojën e tij e ka pasuruar edhe me punë në kompaninë Apple, në Silicon Valley të Shteteve të Bashkuara. Në qershor të vitit 2026, konsorciumi EUROPA, i udhëhequr nga Domyn, u përzgjodh nga Komisioni Europian si fitues i sfidës “Frontier AI...