Policia përdor gaz lotsjellës, protestuesit kërkojnë strehim në bizneset pranë sheshit!

Policia përdor gaz lotsjellës, protestuesit kërkojnë strehim në bizneset pranë sheshit!

Situata në protestën në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar. Policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës në shesh, duke detyruar disa protestues të largohen nga zona e përplasjes. Pamjet nga vendngjarja tregojnë disa protestues që janë futur në ambientet e një librarie pranë sheshit, pasi kanë shfaqur shqetësime për shkak të gazit lotsjellës. Përdorimi i gazit ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje dhe shqetësime te personat e pranishëm në zonë, ndërsa disa prej tyre kanë kërkuar strehim në ambientet e bizneseve përreth.