Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues në shesh, persona të tjerë e shpëtojnë! Policia u hedh gaz lotsjellës

Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues në shesh, persona të tjerë e shpëtojnë! Policia u hedh gaz lotsjellës

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë kanë vijuar edhe në sheshin “Skënderbej”, ku efektivët kanë ndërhyrë për të shoqëruar një prej pjesëmarrësve në protestë. Disa efektivë tentojnë të marrin me vete protestuesin, ndërsa persona të tjerë ndërhyjnë për ta penguar shoqërimin e tij, mes tyre një grua dhe një djalë tjetër. Situata është tensionuar më tej, teksa Policia ka përdorur gaz lotsjellës në drejtim të personave që po përpiqeshin të ndalonin ndërhyrjen e efektivëve. Ndërkohë, situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë.