Përplasje në sheshin ‘Skënderbej’, protestuesit tentojnë të pengojnë shoqërimin e një personi! Policia përdor gaz lotsjellës

Përplasje në sheshin ‘Skënderbej’, protestuesit tentojnë të pengojnë shoqërimin e një personi! Policia përdor gaz lotsjellës

foto nga perplasja TIRANË- Përplasjet mes protestuesve dhe forcave tëpolicisë janë zhvendosur edhe në sheshin 'Skënderbej' ku efektivët kanë ndërhyrë për të shoqëruar një prej pjesëmarrësve në protestë. Ndërhyrja e uniformave blu është kundërshtuar nga disa persona të pranishëm, të cilet kanë tentuar të pengojnë largimin e protestuesit. Në pamjet nga vendngjarja shihet një grua dhe një djalë që ndërhyjnë për të ndaluar efektivët duke e tensionuar më tej situatën. Në këto momente, policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj personave që po kundërshtonin ndërhyrjen, ndërsa përplasjet kanë vijuar në shesh. Situata në këtë zonë të kryeqytetit mbetet e tensionuar, me përballje mes protestuesve dhe forcave të rendit./ZËRI