Maturantët testohen në provimin e matematikës, Manastirliu: Suksese! Jepni më të mirën

Maturantët testohen në provimin e matematikës, Manastirliu: Suksese! Jepni më të mirën

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka uruar sot maturantët që i nënshtrohen provimit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore 2025. Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan:“SUKSESE të gjithë maturantëve që nisin pas pak provimin e Matematikës të Maturës Shtetërore. Jepni më të mirën tuaj!” Provimi nis në orën 10:00 dhe është i treti në radhë, pas atyre të Gjuhës Shqipe dhe Gjuhës së Huaj.
Burimi: Kohajone.com