Mashtrim përmes Call Center-ave, SPAK zbaton 8 masa sigurie, 3 prej tyre arrest në burg
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vazhdim të punës hetimore lidhur me procedimin penal nr.300/1 të vitit 2021, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë e Bambergut Gjermani, ekzekutoi 8 nga 11 masat e sigurisë ndaj shtetasve shqiptarë, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me veprimtarinë e paligjshme të mashtrimit kompjuterik përmes shitjeve online. Masat e sigurimit të ekzekutuara janë si vijon: Gj, G.Sh dhe E.P – “Arrest me burg”, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale;“Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet...
Burimi:
vizionplus.tv