Masakër në Sudan, të paktën 53 të vrarë nga sulmi me dronë në një treg
Të paktën 53 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë nga një sulm me dronë i ushtrisë sudaneze ndaj një tregu në zonën e kontestuar mes Sudanit dhe Sudanit të Jugut. Sipas autoriteteve të distriktit të Abyeit, sulmi goditi tregun e Amietit. Bilanci fillestar prej 53 viktimash dhe 27 të plagosurish në gjendje të rëndë mund të rritet, pasi operacionet dhe vlerësimet në terren vijojnë. Sulmi vjen pas një tjetër goditjeje të përgjakshme të një dite më parë në qytetin Al-Dibab, duke e çuar në mbi 100 numrin e personave të vrarë nga sulmet e regjistruara mes së dielës dhe së hënës në Sudan. Vendi afrikan vijon të jetë i përfshirë nga një konflikt i përgjakshëm mes ushtrisë së...
Burimi:
syri.net