VIDEO / Ish-ministri i kishte groposur paratë! Momenti kur policia i gjen mbi 17 milionë euro cash
Rreth 17.7 milionë euro u gjetën të groposura nën tokë dhe të fshehura në ndërtesa dhe depo të ndryshme Hungarisë. Paratë dyshohet se i përkasin ish-ministrit të Zhvillimit, Miklos Sesztak, i cili akuzohet për korrupsion. Në pamjet e publikuara shihen autoritetet duke gërmuar me lopata në pyll për të nxjerrë paratë e groposura, ndërsa në imazhe të tjera dokumentohet sekuestrimi i shumave të mëdha të parave të gatshme. Sipas Shërbimit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Mbrojtjes së Aseteve (NVVH), gjatë një operacioni dyditor, të zhvilluar të enjten dhe të premten, u sekuestruan gjithsej 5,071,632,000 forinta hungareze, 2,658,350 euro dhe 1,257,100 dollarë. Agjencia bëri të ditur se paratë ishin zbuluar në disa vende, të groposura në pyje, të fshehura në ndërtesa, depo fermash dhe banesa private, si...
Burimi:
javanews.al