Kaosi në trafikun ajror në SHBA vazhdon, anulohen mbi 16,000 fluturime, mijëra pasagjerë në pritje

Kaosi në trafikun ajror në SHBA vazhdon, anulohen mbi 16,000 fluturime, mijëra pasagjerë në pritje

Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhduan edhe sot, pas një mosfunksionimi të madh në sistemin e kontrollit të trafikut ajror. Të paktën 910 fluturime janë anuluar sot dhe numri është ende në rritje, sipas të dhënave nga platforma FlightAware. Problemet filluan të premten, kur Administrata Federale e Aviacionit (FAA) urdhëroi pezullimin e ngritjeve në aeroportet në të gjithë vendin për shkak të një mosfunksionimi teknik. Ndalimi zgjati për më shumë se katër orë dhe pasojat vazhduan gjatë fundjavës. Më shumë se 9,000 fluturime u anuluan të premten, ndërsa të shtunën numri i anulimeve tejkaloi 6,400 , raporton ABC.  Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, deklaroi se problemi nuk ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik, por nga një gabim teknik...