Atentat ndaj Trump? Mossad paralajmëron CIA-n për kërcënimin iranian
Mossad-i ka paralajmëruar CIA-n për kërcënime konkrete iraniane ndaj jetës së zyrtarëve të lartë të administratës amerikane, përfshirë edhe presidentin Donald Trump. Sipas informacioneve të inteligjencës izraelite, raporton Israel Hayom, Teherani mund të përdorë edhe dronë të mbushur me eksploziv për të kryer sulme, një metodë që është e vështirë të parandalohet përmes masave të zakonshme të sigurisë. Një zyrtar i lartë amerikan bëri të ditur se Uashingtoni ishte në dijeni të kërcënimeve iraniane ndaj drejtuesve të administratës, veçanërisht pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në fillim të ofensivës së përbashkët ushtarake izraelito-amerikane. Megjithatë, informacionet e përcjella nga Izraeli përmbajnë paralajmërime për kërcënime specifike dhe të kohëve të fundit. Për këtë arsye, zyrtarët amerikanë që konsiderohen më të rrezikuar kanë kufizuar ndjeshëm...
Burimi:
javanews.al