Zbulohet çfarë e shkaktoi defektin që bllokoi fluturimet në SHBA! Paralajmërimi: Do ndodhë përsëri

Zbulohet çfarë e shkaktoi defektin që bllokoi fluturimet në SHBA! Paralajmërimi: Do ndodhë përsëri

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA (FAA) urdhëroi të premten ndalimin e të gjitha fluturimeve në mbarë vendin, për shkak të një problemi në komunikim që preku kontrollin e trafikut ajror. Në njoftimin e agjencisë thuhej se ndalimi erdhi “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye sigurie”. Tashmë, sipas “Retuers”, raportohet se i gjithë defekti mund të jetë shkaktuar nga një ruter i vetëm, i instaluar nga kontraktori qeveritar “L3Harris”. Incidenti është shembulli më i fundit i sistemit të vjetëruar të telekomunikacionit të kontrollit të trafikut ajror në SHBA dhe i vështirësive për të zëvendësuar sistemet. Sistemet e telekomunikacionit të vjetëruara të FAA-së vitet e fundit kanë dështuar pas ndërprerjeve të gabuara të fibrave optike, fshirjes aksidentale të skedarëve dhe një arome të...