Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Ditën e sotme, SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndërsa BKH ushtroi gjithashtu kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa mbajti mbrëmjen e sotme fjalën e tij në Foltoren e Ripërtëritjes në Vlorë, foli edhe për kreun e SHISH dhe ish-drejtorin e Policisë, Ilir Proda. Berisha e cilësoi Hysenin si ushtare të krimit të organizuar, ndërsa shtoi se të gjitha këto ngjarje janë bërë me urdhrin e Edi Ramës.  “Një regjimi në të cilin, marrim ditën e sotme, del se kreu i SHISH, që ka detyrë më kryesore sigurinë kombëtare, sigurinë e gjithanshme, është një ushtare...