Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Pas shpalljes së rezultateve, kandidatja presidenciale e RN-së, Marine Le Pen, e cilësoi rezultatin si një “fitore historike”. Ajo tha se krijimi i një grupi parlamentar të RN-së në Senat përbën një moment të rëndësishëm për partinë. Zgjedhjet për Senatin francez zhvillohen në mënyrë indirekte. Përfaqësuesit e zgjedhur në nivel lokal votojnë për senatorët dhe çdo tre vjet rinovohet gjysma e dhomës së lartë. Senatorët zgjidhen për një mandat gjashtëvjeçar. RN hyri për herë të parë në Senat në vitin 2014, kur partia quhej Fronti Kombëtar, duke fituar dy vende. Në vitin 2023, ajo siguroi tre mandate. Rezultati i së dielës shënon zgjerimin më të madh të pranisë së saj në këtë institucion. Sipas rezultateve të publikuara, nëntë kandidatë të RN-së janë zgjedhur senatorë. Tre...