Manekini i Çerçiz Topullit në Muzeun e Gjirokastrës shkaktoi ‘furtunë’ në rrjetet sociale, dorëhiqet drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore
Drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Gjirokastër, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Shkak është bërë vendosja e manekinit të Çerçiz Topullit në Muzeun e Gjirokastrës, gjë që ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale për veprën në fjalë, shumë larg figurës së heroit shqiptar. Lajmin e dorëheqjes e ka bërë të ditur vetë Hysi, përmes një deklarate, ku shprehet se vendimi është marrë si një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin. Hysi thotë se gjatë periudhës së drejtimit të Agjencisë ka punuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe qytetit të Gjirokastrës. Ai pranon se gjatë punës ka pasur një çështje që është konsideruar gabim, duke theksuar se ajo është korrigjuar dhe se merr përgjegjësinë për të. “Çdo detyrë publike duhet të...
Burimi:
javanews.al