Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mandatet, letra pa vlerë”/ Rezultati mes deputetëve, reagon Berisha: Kush shkel ligjin të ndëshkohet
Kryetari i Partisë Demokratike, në një konferencë për mediat pohoi se cilido që ka tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve duhet të përballet me ligjin. Lëvizjet masive të votave mes kandidatëve në qarkun e Fierit, një fenomen i regjistruar edhe në radhët e Partisë Demokratike, janë komentuar nga Sali Berisha. “Cilido që nuk zbaton ligjin, për mua do të jetë përgjegjës para ligjit. Pikë. Ky është komenti im. Por dallimi është i madh. Nuk kemi lëvizje mandati. Sigurisht nuk duhet të ndodhi, pikë. Qëndroj tek ajo që thashë”, tha Berisha. Kreu i opozitës pohoi se edhe pas rinumërimit nuk do të njohin...