MAMDANI PAS FITORES SË DEMOKRATËVE: AMERIKANËT JANË LODHUR NGA POLITIKANËT E TË PASURVE

MAMDANI PAS FITORES SË DEMOKRATËVE: AMERIKANËT JANË LODHUR NGA POLITIKANËT E TË PASURVE

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka përshëndetur fitoren historike të demokratit Abdul El-Sayed në Michigan, ndërsa ka dërguar një mesazh të qartë për Partinë Demokratike pas triumfit në zgjedhjet e mesmandatit: marrja e pushtetit nuk mjafton nëse nuk përmirësohet jeta e qytetarëve. Në deklaratën e tij të mërkurën, 4 nëntor, Mamdani e cilësoi zgjedhjen e El-Sayed në Senatin amerikan si një fitore me domethënie të veçantë për shumë amerikanë. El-Sayed, 42 vjeç, ish-zyrtar i shëndetit publik, mundi republikanin Mike Rogers në Michigan, duke u bërë myslimani i parë i zgjedhur në historinë e Senatit të Shteteve të Bashkuara. Fitorja erdhi pas një fushate të ashpër, ku identiteti fetar i kandidatit demokrat u bë objekt sulmesh politike. Mamdani përmendi shpenzimet e mëdha kundër kandidaturës së...