Mali i Zi u heq imunitetin ministrave, asnjë mbrojtje për çështje korrupsioni
Parlamenti i Malit të Zi miratoi sot një propozim për ndryshimin e Kushtetutës së këtij vendi, i cili u heq imunitetin e anëtarëve të Qeverisë për vepra penale të lidhura me korrupsionin. Në një postim në rrjetin X, Kryeministri Milojko Spajić shkroi se nga sot, anëtarët e qeverisë janë të barabartë me të gjithë qytetarët për sa i përket përgjegjësisë për krimet e korrupsionit. “Me miratimin e Propozimit për Ndryshime në Kushtetutë, një post politik nuk mund të jetë më mbrojtje nga përgjegjësia penale”, - shkruan Spajić. Ai tha se duke vepruar kështu, Mali i Zi po bën një hap të rëndësishëm drejt një sistemi në të cilin askush, pavarësisht funksionit që mban, nuk është mbi ligjin. Od danas su članovi Vlade Crne Gore, izjednačeni sa svim...
Burimi:
syri.net