Makinat përplasen në aksin Sarandë – Skërficë, pak metra larg hyrjes së tunelit, vetëm dëme materiale

Makinat përplasen në aksin Sarandë – Skërficë, pak metra larg hyrjes së tunelit, vetëm dëme materiale

Dy automjete kanë përplasur në aksin Sarandë – Skërficë pak pas mesnate, disa metra larg hyrjes së tunelit. Nga verifikimet paraprake të policisë rezulton se mjeti tip “SEAT” me targa AB 760 OI ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me mjeti tip “HYNDAI” me targa AH 949 T. Nga përplasja e dy mjeteve ka vetëm dëme materiale. Nga kontrolli i dy drejtuesve të mjeteve, rezultojnë se asnjeri nuk kishte konsumuar pije alkoolike.