Lufta/ Rusia bombardon Ukrainën, godet një qendër të ndihmave humanitare, 26 të vdekur
Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror rus ndaj një qendre ku shpërndahej ndihma humanitare në jug të Ukrainës. Sulmi ndodhi të hënën në fshatin Komyshuvakha, në rajonin e Zaporizhias, ku sipas autoriteteve ukrainase u hodhën të paktën nëntë bomba ajrore, me peshë rreth 3 tonë secila. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin si një akt të tmerrshëm, duke bërë të ditur se objektivi i parë ishte një shkollë lokale, e cila përdorej për nevoja humanitare. Pas goditjes së parë, sipas tij, forcat ruse sulmuan sërish zonën ku ishin strehuar njerëzit. Bilanci i viktimave u rrit gjatë orëve në vijim. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Ukrainë fillimisht konfirmoi 24 të vdekur, mes tyre dy...
Burimi:
ntv.al