No Image Available

LUFTA ME IRANIN/ SHBA GODET ISHULLIN STRATEGJIK

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore kundër objektivave iraniane në ishullin Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit. Operacioni u zhvillua të hënën, një ditë përpara zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa autoritetet iraniane raportuan disa shpërthime në ishull. Zyrtarë amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti, i përshkruan goditjet si veprime mbrojtëse në përgjigje të përdorimit të raketave tokë-ajër nga forcat iraniane kundër mjeteve ushtarake amerikane. Megjithatë, nuk ka ende informacion të qartë se cilat objektiva amerikane ishin vënë në shënjestër. Ishulli Qeshm ndodhet në një prej pikave më të rëndësishme të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalojnë transportet detare të energjisë. Që nga nisja e luftës në fund të shkurtit, pas sulmeve amerikane dhe izraelite kundër Iranit, Teherani ka përdorur forcën ushtarake...