Lirohen pesë komplotistët në Angli, u arrestuan se dyshoheshin për sulm ndaj bazës amerikane, dalin në liri me kusht
Policia britanike kundër terrorizmit njoftoi lirimin me kusht të pesë personave të arrestuar për komplotin e dyshuar pranë bazës ajrore Fairford. Autoritetet angleze deklaruan se të pesë personat janë shtetas britanikë, të moshës mes 20 dhe 25 vjeç, dhe pavarësisht lirimit me kusht, hetimi ndaj tyre do të vazhdojë. Të rinjtë u arrestuan, pasi banorë të zonës njoftuan policinë për tre automjete që po lëviznin drejt bazës ajrore në Gloucestershire, e cila përdoret nga forcat ajrore amerikane në operacionet e saj kundër Iranit. Ata u ndaluan nën dyshimet për përgatitjen e një akti terrorist, dhe autoritetet britanike dyshojnë se po vepronin në emër të një shteti të huaj. Autoritetet në Britani po hetojnë nëse Irani fshihet pas komplotit të dyshuar në bazën e përdorur nga...
Burimi:
javanews.al