Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”. Ai synon përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të përbashkëta dhe për të rritur cilësinë e jetës në komunitet urbane. Mazniku tha para anëtarëve të komisionit se 40% e totalit të banesave, ose më saktësisht mbi 43 mijë të tilla, janë me shumë katë, pra ka një situatë bashkëpronësie. Sipas ministrit, ligji i ri vendos për mënyrën sesi funksionon bashkëjetesa e njerëzve pothuajse në këto ndërtesa. “Një seri probleme të përditshmërisë, bashkëjetesës, së komunikimit, lidheshin me mënyrën sa administrohet...