Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ligji e ndalon/ Denoncojnë socialistët: Kandidati demokrat për deputet futet në çdo qendër votimi në Belsh
👁6183
Dritan Cani BELSH- Kandidatët e Partisë Socialiste në Belsh, pretendojnë se kandidati për deputet i listës së hapur të Partisë Demokratike në këtë bashki, Dritan Cani, prej disa orësh konstatohet se hyn në çdo qendër votimi. Sipas tyre, ai është futur në orën 13:20 dhe 13:55 edhe në qendrën e votimit 2583 dhe 2582 në njësinë administrative Kajan, Bashkia Belsh. Sipas ligjit zgjedhor, kandidatët nuk duhet t’i afrohen 150 metra qendrës së votimit./ZËRI