Liga e Kombeve/ Zbardhet programi i Kombëtares, të shtunën trajneri Maran publikon edhe listën e lojtarëve!
Nëntori sjell dy sfidat e fundit për Kombëtaren shqiptare, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te lista e futbollistëve që do të përfaqësojnë kuqezinjtë në këto takime. Më 7 nëntor, në orën 11:00, trajneri Rolando Maran do të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar dhe më pas do të dalë në konferencën për shtyp, ku pritet të shpjegojë zgjedhjet e tij për këtë muaj vendimtar, shkruan A2. Seanca e parë stërvitore është programuar për datën 9 nëntor, kur skuadra do të nisë përgatitjet për përballjen e parë ndaj Finlandës. Shqipëria do të luajë në shtëpi më 12 nëntor, në orën 20:45, në një sfidë ku objektivi është marrja e një rezultati pozitiv përpara udhëtimit drejt Bjellorusisë. Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 15 nëntor, në...
Burimi:
javanews.al