VIDEO / “Këmba ime do bëhet blu…”, australianen e pickon gjarpri helmues në Shqipëri, reagon MSH: E transportuam në…
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me shpëtimin e një turisteje australiane, Amy Lecons, e cila u pickua në Alpet Shqiptare nga nepërka me bri, gjarpri më helmues që gjendet në Shqipëri. Ministria bën me dije se, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore Verore në Valbonë reaguan menjëherë, duke i ofruar ndihmën e parë në terren dhe duke e transportuar pacienten drejt strukturave shëndetësore. Në fund të njoftimit theksohet se, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, turistja gëzon shëndet të plotë. Ndërkohë, Amy ka publikuar vetë në rrjetet sociale një video të regjistruar pas momentit të pickimit, ku tregon hap pas hapi të gjitha peripecitë që ka kaluar gjatë kësaj “beteje”. “Jam pickuar nga një gjarpër. Gjithë kohës...
Burimi:
javanews.al