Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor
Vala e të nxehtit fik trurin. Temperaturat ekstreme që po përjetojmë të gjithë këto ditë ndikojnë mjaft negativisht mbi organizmin, por njëkohësisht shkatërrojnë shëndetin mendor. Jo vetëm lodhje fizike, probleme kardiake, por edhe ezaurim mendor e përkeqësim të shëndetit mendor të kujtdo, e më shumë për ata që vuajnë nga të tilla probleme. Sipas OBSH-së, përveç viktimave të deritanishme, kryesisht në Francë, si pasojë e të nxehtit, pritet që statistikat të përkeqësohen dukshëm, me dyfishim të humbjeve të jetës dhe pasoja të jashtëzakonshme në shëndetin publik. Sipas edhe një studimi të Universitetit Oxford mbi ndryshimet klimatike dhe shëndetin mendor, periudhat e karakterizuara nga valë të nxehti shoqërohen gjithnjë me rritje të shtrimeve në struktura spitalore për shkaqe mendore, me 9.7% më shumë në krahasim me...
Burimi:
syri.net